Flash

Del video e prokurorisë në Inter-Samp: kërcënime, shtyrje e dhunë verbale, ja si u boshatis Curva Nord

Lapsi.al 5 November 2022
Del video e prokurorisë në Inter-Samp: kërcënime, shtyrje e

Kërcënime, shtyrje dhe tërheqje. Kështu, siç mund ta shihni edhe në këtë video, ultrasit e Inter kanë përzënë tifozët e tjerë nga sektori. Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes mes Interit dhe Sampdorias. Curva Nord është zbrazur dhunshëm nga grupet e organizuara, si shenjë zie për vdekjen e Vittorio Boiocchi. Ish-kryetifozi u vra pak para ndeshjes në një pritë dhe për respekt, ultrasit kanë nxjerrë me forcë mbështetësit e tjerë nga sektori. Selia e Policisë së Milanos ka hapur një dosje faktmbledhëse, pa hipotezë krimi apo ndonjë hetim për momentin. Institucioni ka vendosur të ndalojë "shfaqjen e banderolave, flamujve, megafonëve dhe daulleve në Nord" për ndeshjen e së mërkurës në shtëpi kundër Bolonjës.

Lexo më tej: “O dilni jashtë ose ju rrahim”: tifozët zikaltër u detyruan të dilnin nga Curva Nord pas kërcënimeve të ultrasve

Të premten, katër përjashtime u lëshuan gjithashtu kundër katër ultrasve nga Curva Nord. Ata u konsideruan përgjegjës për "përjashtimin" e tifozëve të tjerë zikaltër nga stadiumi.

Ngjarja, përveçse ngjalli një bujë të rëndësishme mediatike, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Disa tifozë përshkruan aktet frikësuese dhe të dhunshme të pësuara, duke nënvizuar klimën e krijuar. Frikë e ankth edhe për shkak të pranisë së grave dhe fëmijëve, kanë theksuar ata.

VIDEO E POLICISË

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI