Flash

Berisha: Në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll, TIMS i rrënuar

Lapsi.al 5 November 2022
Berisha: Në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll, TIMS i rrënuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkebisedim online me qytetarët ka deklaruar se TIMS është rrënuar. Sipas tij autoritetet britanike e dinë që në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll drejt Londrës. Berisha tha se aeroporti ynë është bërë portë eksporti krimi dhe sipas tij për këtë arsye alarmi është i madh.

“Zhurma në Britani të Madhe është e drejtë, autoritetet britanike e dinë që në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll se drejt Londrës kanë vërshuar e vërshojnë nga Shqipëria kriminel jo vetëm shqiptar por dhe nga vende të tjera për arsye se sistemi TIMS është rrënuar. Në këtë mënyrë aeroportet tona u bënë porta eksporti krimi. Ndaj dhe alarmi i madh, s’jam dakord me asnjë etiketim, por të vërtetën duhet ta shohim në sy. Akti më i rëndë që mund të bëjë Shqipëria ndaj fqinjëve është eksporti i krimit por është DASH që ka deklaruar në raportin e tij se Shqipëria është epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit dhe të botës”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI