Flash

Zjarr te “Guri i Capit” në zonën e mbrojtur

Lapsi.al 4 November 2022
Zjarr te “Guri i Capit” në zonën e mbrojtur

Zjarr në zonën e quajtur “Guri i Capit” në pjesën e zonës së mbrojtur në kufi me Devollin. Zjarri ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme.

Punonjësit e zonave të mbrojtura kanë zbritur në terren dhe kanë bërë vlerësimin e zjarrit, ndërsa sot janë 20 forca nga bashkia Korcë, Devolli dhe njësia administrative Drenovë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas punonjësve të zjarrfikëses, zona ku ka rënë zjarri kalohet edhe nga mjetet e zjarrfikëseve çka do i ndihmojë në eliminimin e vatrave.

Po sipas tyre zjarri është sipërfaqësor dhe deri në këto momente nuk ka kapur kurorën. Vatrat janë endë aktive, ndërsa sipërfaqja e djegur nuk dihet akoma.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI