Flash

Shkelje e rregullave të qarkullimit, në pranga 15 shoferë në Tiranë

Lapsi.al 4 November 2022
Shkelje e rregullave të qarkullimit, në pranga 15 shoferë në

15 shoferë janë vënë në pranga, pas kontrolleve në Tiranë. Ata jaë konstatuar si shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mësohet se një 37-vjeçar ra na pranga pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, ndërsa qarkullonte me motomjet. Ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Gjatë vitit 2022 janë goditur 182 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë. Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve në akset rrugore të kryeqytetit, kanë ndaluar motomjetin me drejtues shtetasin E. M. Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre një shumë parash, duke qenë se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë”, sipas policisë.

Po ashtu, janë vënë në pranga edhe 14 drejtues të tjerë mjetesh, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor dhe drejtim automjeti në mënyrë të parregullt. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar 14 shtetas, nga këta: 8 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; 3 shtetas, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi; 2 shtetas, pasi duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, kanë humbur kontrollin dhe për pasojë mjetet kanë dalë nga rruga; 1 shtetas, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI