Flash

Rikthehet Basha me një mesazh në mesnatë: SHBA nuk na ka borxh

Lapsi.al 4 November 2022
Rikthehet Basha me një mesazh në mesnatë: SHBA nuk na ka borxh

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kohë që nuk është publikisht aktiv në politikën e vendit. Pjesëmarrjet në parlament dhe fjalimet e tij kanë qenë mjaft të rralla që prej largimit nga selia blu. Edhe në rrjetet sociale komentet kanë qenë përgjithëshisht për politikën ndërkombëtare si zgjedhjet në Itali, 11 shtatori në SHBA, etj.

Por nuk dihet çfarë ndodhi që mesnatën e së enjtes ai bëri dy komente në Twitter.

“Aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh ndaj nesh, ndërsa ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo.

Shteti i së drejtës me barazi para ligjit për të gjithë, demokracia funksionale dhe media e lirë, konkurrenca e ndershme dhe liria e tregut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standardet ende të paplotësuara të partneritetit dhe aleancës strategjike mes Shqipërisë, SHBA-së dhe BE-së” – shkroi Basha.

Këto fjalë duken si përgjigje për deklaratat që kishte bërë më herët kryeministri Rama në një emision televiziv. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë një borxh për të larë me Shqipërinë, lidhur me strehimin e opozitës iraniane (MEK) në kampin që ndodhet në Manëz.

“Ne nuk është puna se bëmë një gjest ndaj Amerikës. Ne jemi sot më të mbrojtur se kurrë sepse jemi aleatë të SHBA dhe anëtarë të NATO-s. Flas nga pikëpamja e çdo lloj agresori të imagjinueshëm apo jo.

Kur ne mund të jemi të vlefshëm duke marrë përsipër një operacion të caktuar, nuk kemi asnjë mundësi.

Jo se mund të mos e bëjmë, por s’kemi asnjë mundësi të refuzojmë nëse duam të jemi të vlefshëm.

Është e vërtetë që ka njerëz që thonë po ç’na duhet, pse i morëm. Aleancat nuk janë menu që të pëlqen të marrësh pjatën e parë dhe jo të dytën. Ke detyrimet e tua dhe momentet kur e bën veten të vlefshëm për aleatët e tu më të mëdhenj.

Ne ofrojmë shtëpinë tonë, ata duhet të garantojnë jetesën e tyre dhe ju duhet të garantoni sigurinë. Sot është e qartë se ne kemi bërë tonën, ata kanë mbajtur veten ndërsa aleatët tanë kanë një borxh për të larë me ne”, - tha Rama. ©LAPSI.al

basha

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI