Flash

PD: “Ballkani i Hapur" u arkivua përfundimisht në të shkuarën

Lapsi.al 4 November 2022
PD: “Ballkani i Hapur" u arkivua përfundimisht në të

Partia Demokratike ka përshëndetur marrëveshjet e firmosura një ditë më parë në Samitin e Berlinit për vendet e Ballkanit, duke shprehur plotësisht mbështetje për këtë proces.

Me anë të një deklaratë, Partia Demokratike thekson se vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një rajon që ecën drejt Bashkimit Europian.

Këto arritje të procesit të Berlinit thekson PD kanë arkivuar përfundimisht projektin e “Ballkanit të Hapur”, mbështetur nga rusët dhe multimiliarderi George Soros.

“Këto arritje të procesit gjithëpërfshirës të Berlinit, arkivojnë përfundimisht në të shkuarën, projektin përçarës antishqiptar Serbo-Rus të “Ballkanit të Hapur” apo aleancës trilaterale Beograd – Tiranë – Shkup të serbomadhit Vuçiç të mbështetur fuqimisht nga rusët dhe multimiliarderi George Soros”, thuhet në reagim.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një gadishull që shikon dhe ecën drejt të ardhmes!

Partia Demokratike përshëndet Samitin e djeshëm të Berlinit dhe rezultatet e tij.

Me marrëveshjet e firmosura për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e diplomave dhe njohjen e kualifikimeve për disa profesione Ballkani është bërë më i lirë, më i barabartë dhe më i drejtë.

Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një rajon që ecën drejt Bashkimit Europian drejt së ardhmes.

Në këtë kontekst, marrëveshjet e djeshme për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e diplomave si dhe kualifikimeve shkencore, janë akte me rëndësi që prekin direkt liritë e qytetarëve, bashkëpunimin midis shteteve dhe popujve të rajonit dhe përbëjnë një arritje thelbësore për qytetarët dhe anëtarët e pakicave kombëtare.

Këto arritje të procesit gjithëpërfshirës të Berlinit, arkivojnë përfundimisht në të shkuarën, projektin përçarës antishqiptar Serbo-Rus të “Ballkanit të Hapur” apo aleancës trilaterale Beograd – Tiranë – Shkup të serbomadhit Vuçiç të mbështetur fuqimisht nga rusët dhe multimiliarderi George Soros.

Partia Demokratike përshëndet rezultatin dhe suksesin e këtij Samiti dhe deklaron se mbetet e vendosur të mbështesë plotësisht procesin e Berlinit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI