Flash

Mbyllen aeroportet në Spanjë, raketa kineze bie në tokë në mënyrë të pakontrolluar

Lapsi.al 4 November 2022
Mbyllen aeroportet në Spanjë, raketa kineze bie në tokë

Disa aeroporte në Spanjë kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore, për shkak të pjesëve të një rakete kineze, të cilat po bien në mënyrë të pakontrolluar. Aeroportet në Barcelonë, ​​Tarragona, Ibiza dhe Reus kanë mbyllur hapësirën ajrore. Këto aeroporte pritet të qëndrojnë të mbyllura për rreth 40 minuta, ndërsa në Ibiza mund të zgjasë deri në 3 orë.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Katalonjës konfirmoi: “Për shkak të rrezikut që lidhet me kalimin e objektit hapësinor CZ-5B që kalon hapësirën ajrore spanjolle, fluturimet janë anuluar nga ora 09:38 deri në 10:18 në Katalonjë.

“Eurocontrol na ka informuar për hyrjen e pakontrolluar të një rakete kineze në atmosferën e Tokës”.

Kina ka dërguar në hapësirë pjesën e tretë dhe të fundit të stacionit hapësinor Tiangong. Paralajmërimi ishte dhënë të hënën se Spanja mund të ishte një nga zonat që mund të rrezikohej nga rënia e mbetjeve të raketës. Moduli i quajtur Mengtain u nis në hapësirë nga qendra e nisjes së satelitëve Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan.

Të këshilluara

Jep dorëheqjen kryeministrja daneze

Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e përgjithshme të Danimarkës. Ky proces është parë si votë besimi ndaj kryeministres, M...

16:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI