Flash

Video/ West Ham me pikë të plota: Villareal lejon Poznan të kualifikohet në Conference League

Lapsi.al 3 November 2022
Video/ West Ham me pikë të plota: Villareal lejon Poznan të

Plotësohet panorama e skuadrave të kualifikuara në raundin e dytë të Conference League. Në tre grupet e fundit ku priteshin vendimet, nuk gabon West Ham, që e mbylli me pikë të plota 18. Villareal, i sigurtë për vendin e parë, lejoi Lech Poznan të kualifikohej si e dytë me fitoren 3-0 ndaj spanjollëve.

Dominim total i Grupit B për West Ham, fitues 3-0 edhe në transfertën me FCSB. Anglezët kanë vetëm fitore kështu në gjashtë ndeshjet e grupeve, duke e mbyllur me 18 pikë. Fornals zhbllokoi ndeshjen në të 40'. Në fillimin e pjesës së dytë, autogoli i Dawa Tchakonte i preu shpresat vendasve, ndërsa Fornals vulosi rezultatin në të 65'. Pas West Ham shkon në playoff Anderlecht. Belgët shkojnë të fitojnë në fushën e Silkeborg 2-0, duke e kaluar në renditje.

Villareal ishte i kualifikuar me 13 pikë në Grupin C. Kështu, humbja 3-0 ndaj Lech Poznan, nuk kishte efekt mbi spanjollët. Por ndihmoi Poznan të kualifikohej si e dytë në plyoff me 9 pikë. Kjo fitore i lejoi ata të bënin të pavlefshme pokerin me të cilin Hapoel Beer Sheva likuidoi Austria Wien.

Dy barazime mbajnë në fuqi renditjen që ishte para ndeshjeve të fundit në Grupin D. Nice është e para, ndërsa në playoff shkon Partizan Beograd, ndonëse me pikë të barabarata. Francezët në transfertën me Koln shkuan në avantazh të dyfishtë, përpara se të arriheshin nga gjermanët. Në atë moment Partizan Beograd ishte i pari, duke qenë në avantazh me Slovacko. Por serbët u barazuan në minutën e 73 nga goli i Mihalik.

REZULATET E NDESHJEVE

Europa Conference League Group B

FCSB 0-3 West Ham United

Silkeborg 0-2 Anderlecht

Europa Conference League Group C

Hapoel Beer Sheva 4-0 Austria Wien

Lech Poznan 3-0 Villarreal

Europa Conference League Group D

FC Cologne 2-2 Nice

Partizan Beograd 1-1 Slovacko

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI