Flash

Robinho nuk ekstradohet, e ndalon ligji: për dhunën sek*uale ndaj shqiptares mund të burgoset në Brazil

Lapsi.al 3 November 2022
Robinho nuk ekstradohet, e ndalon ligji: për dhunën sek*uale ndaj

Në bazë të nenit të pestë të Kushtetutës, Brazili mohon ekstradimin e ish-sulmuesit të Milanit Robinho. Ai u dënua në Itali me nëntë vjet burg, për dhunë seksuale në grup ndaj një 23-vjeçareje shqiptare. Ngjarja ndodhi në një klub të Milanos në natën e 22 janarit 2013. Kërkesa për ekstradim është paraqitur në fillim të tetorit, por është refuzuar. Falë bashkëpunimit juridik, Italia mund të kërkojë transferimin e ekzekutimit të dënimit në Brazil.

Ekstradimi nuk u krye sepse neni 5 i Kushtetutës Federale e përjashton. “Asnjë brazilian nuk mund të ekstradohet, përveç një personi të natyralizuar, në rast të një krimi të zakonshëm”. Edhe ai nëse është kryer përpara natyralizimit. Qeveria braziliane, megjithatë, mund të kërkojë që dënimi të zbatohet në burgjet braziliane.

Lexo më tej: Abuzoi me vajzën shqiptare, dënohet 9 vjet burg Robinho: kërkohet ekstradimi i tij nga Brazili

Ish-sulmuesi i Milan u dënua për përfshirje në dhunë seksuale në grup ndaj një vajze shqiptare në vitin 2013. Ata përfituan ndaj saj pasi e kishin lënë më parë pa ndjenja, duke e dehur. Në shkurt, prokurori i kishte përcjellë Ministrisë kërkesën për ekstradim. Bashkë me urdhrin e arrestit ndërkombëtar për Robinho dhe mikun e tij Ricardo Falco. Të dy ndodhen aktualisht në Brazil.

Sipas vendimit, ish-futbollisti e kishte bërë vajzën të pinte deri në atë pikë sa e kishte lënë të pavetëdijshme. Grupi e ka dhunuar me radhë, pa mundur që ajo të kundërshtonte. Ngjarja ndodhi në garderobën e një klubi milanez ku vajza kishte shkuar të festonte ditëlindjen. Në arsyetimin e dënimit, Gjykata shkroi se Robinho dhe "bashkëpunëtorët" e tij shprehën "përbuzje të veçantë ndaj viktimës që u poshtërua brutalisht".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI