Flash

Milan, në fazën me eliminim direkt gati 10 vjet nga hera e fundit: kuqezinjtë arkëtojnë 60 milionë euro

Lapsi.al 3 November 2022
Milan, në fazën me eliminim direkt gati 10 vjet nga hera e fundit:

Me suksesin 4-0 të mbrëmjes së djeshme ndaj Salzburg, në San Siro, Milan siguroi kalimin për në 1/8 e Champions League. Një rikthim në 16 më të mirët në Evropë, për herë të parë pas nëntë vitesh të gjata. Një rezultat i shkëlqyer sportiv për skuadrën e Piolit. Tekniku feston në mënyrën më të mirë rinovimin e kontratës deri në vitin 2025. Por edhe një rezultat i shkëlqyer nga pikëpamja ekonomike, me kalimin në 1/8 Milani fitoi rreth 60 milionë euro.

Calcio e Finanza shpjegon se kuqezinjtë do të arkëtojnë rreth 60 milionë euro. Nga këto, 15.64 milionë euro për pjesëmarrjen. Pastaj 14.8 milionë euro i atribuohen renditjes historike, plus 8 milionë për pjesën e parë të market pool. Kjo është shifra më e lartë ndër klubet italiane, ndërsa të paktën 4 të tjera do t'i marrë për pjesën e dytë. Falë fitores ndaj Salzburg, Milan arkëton 9.33 milionë euro për rezultatet në grup. Atyre u duhen shtuar edhe 9.6 milionë euro për kapërcimin e grupit.

Lexo më tej: Video/ Pioli-Milan, së bashku deri në 2025: zyrtar rinovimi, me 500 mijë euro plus në sezon

Në total, pa gjobën prej 2 milionë euro që klubi i Milan duhet t’i paguajë Uefa-s për shkelje të FPF, Milani arkëton 59.4 milionë euro. Paratë që, siç shpjegoi së fundmi Gazidis, më pas mund të riinvestohen në merkato, ndoshta që në janar. Hakim Ziyech mbetet një objektiv i nxehtë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI