Flash

Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarat

Lapsi.al 3 November 2022
Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, Prokuroria kërkon 30

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tri të dyshuarit në rastin e sulmit ndaj të moshuarës në qendrën e përkujdesjes “Orenda”. në Pejë.

Kështu ka bërë për ditur për KosovaPress, njëri nga prokurorët e rastit, Dorjan Juniku, i cili tha se para pak çastesh ka filluar procedura penale kundër tri të pandehurave.

“Tani mund t’iu konfirmoj edhe zyrtarisht që Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të përgjithshme në Pejë para pak castesh ka filluar procedurën penale kundër tre të dyshuarave apo të pandehurave në atë mënyrë që ka nxjerr aktvendimin për fillimin hetimeve për veprën penale që u vihet në barrë. Po ashtu, në Gjykatën Themelore te gjyqtari i procedurës paraprake kemi parashtruar dhe ekspduar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.

Prokurori, Juniku tregon se njëra nga të arrestuarat ngarkohet me veprën penale sulm ndërsa të tjera për bashkëkryerje të veprës penale.

Lexo edhe:

Dhuna në azilin e Pejës/ Merren në pyetje personeli dhe të moshuarit

“Tre të pandehurat ngarkohen për veprën penale të sulmit nga neni 184 paragrafi tre i Kodit Penal dhe veprën bashkëkryerje e veprës penale”, tha ai.

Sipas njërit nga prokurorit e këtij rasti, Dorjan Juniki Prokuroria ka prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin.

“Ne konsiderojmë që deri në këtë fazë kemi prova të mjaftueshme për të mbështetur fillimisht dyshimin e arsyeshëm, ashtu që pas përfundimit të hetimit do ta kemi edhe dyshim mirë të bazuar që mund të vëmë në zbatim funksionin e ndjekjes, respektivisht në ngjrisim aktakuzën”, tha ai.

Prokurori Juniku po ashtu tregoi se kanë autorizuar Policinë e Kosovës për intervsitimin e personelit mjekësor të qendrës “Orenda”, dhe të moshuarve që vazhdojnë të qëndrojnë aty.

“Ne kemi autorizuar policinë që të fillojnë me intervistimin edhe të personelit të asaj shtëpie por edhe me pjesën e mbetur të banorëve, kemi të bëjmë me një rast qe ka kërkuar veprime të shpejta dhe pritet qe gjithsesi të përfundoj edhe deklarimi apo intervistimi i tyre”, theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI