Flash

Banda shqiptare vjedh 40 mijë euro në Mykonos, sulmon dhe dy persona

Lapsi.al 3 November 2022
Banda shqiptare vjedh 40 mijë euro në Mykonos, sulmon dhe dy persona

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mes shqiptarësh mbrëmjen e djeshme në ishullin grek Mykonos.

Protothema.gr raporton se një bandë kriminale e përbërë nga pesë shqiptarë ka bastisur një ambient zyrash në Mykonos, ku kanë vjedhur një shumë të madhe parash prej 40 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20:50 në zonën Drafaki të Mykonos kur pesë banditë shqiptarë kanë hyrë në ambientet e zyrave, pranë një rezidence ku jetonin dy bashkatdhetarët e tyre. Banda kriminale shqiptare është përleshur me dy shqiptarët që ndesheshin jashtë zyrave.

Pesë banditët sulmuan me dhunë dy bashkatdhetarët e tyre me shufra, doreza metalike dhe armë Glock.

Dy shqiptarët morën lëndime të rënda në kokë, aktualisht ata ndodhen në Qendrën Shëndetësore të Mykonos, ndërsa pesë banditët janë arratisur me 40 mijë eurot me vete.

Policia greke është në kërkim të bandës kriminale shqiptare. Sakaq nuk dihet ende shkaku i grabitjes.

Nuk janë publikuar informacione për pronarin e zyrave, ndërsa policia po heton lidhjet që mund të kenë pasur dy grupet shqiptare. Sipas dëshmitareve okularë, njëri nga pesë banditët ka kërcënuar dy bashkatdhetarët për hesape të palara nga vera. Autoritete po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI