Flash

U kapën në 'fabrikën' e kanabisit, dënohen në Angli tre të rinjtë shqiptarë

Lapsi.al 2 November 2022
U kapën në 'fabrikën' e kanabisit, dënohen në

Një “fabrikë” kanabisi e vendosur në një rrugë në Kornishit mbi një ish-bankë kishte bimë me një vlerë prej më shumë se gjysmë milioni paund. Mediat britanike shkruajnë se tre shqiptarë janë dënuar me burg për rolet e tyre në ndërmarrjen potencialisht shumë fitimprurëse që operonte në bankën e vjetër Natwest në Bodmin ‘s Fore Street.

Engjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, u paraqitën në Gjykatën e Truro Crown për t’u njohur me masën e tyre pasi  u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Osmanaj u burgos për 40 muaj, Selamaj 20 muaj dhe Topi me 16 muaj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI