Flash

Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Lapsi.al 2 November 2022
Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pronari: Nuk kam

Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e djeshme në banesën e Mehmet Baftjarit në Fushë-Krujë. Pas marrjes së provave në vendin e ngjarjes, Baftjari ka shkuar për të dhënë prononcimin e tij në Policinë e Krujës. Para hetuesve dhe efektivëve të Policisë ka deklaruar në Polici se nuk ka konflikte me askënd.

Vetë Mehmet Baftjari është me origjinë nga Kukësi, ndërsa eksplozivi iu vë mbrëmë në pjesën e pasme të banesës dhe pati vetëm dëme materiale. Ndërkohë që në të njëjtën kohë, tritol iu vendos edhe një banese në Lushnje. Po ashtu, në të dy rastet nuk ka pasur asnjë viktimë, por vetëm dëme materiale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI