Flash

Video/ Tre penallti e shumë gola, Real Madrid konfirmon vendin e parë: në 1/8 shkon edhe Leipzig me poker

Lapsi.al 2 November 2022
Video/ Tre penallti e shumë gola, Real Madrid konfirmon vendin e parë:

Në javën e fundit të fazës së grupeve të Champions League, Real Madrid mbyll grupin F në vendin e parë. Blanco dominojnë 5-1 në Bernabeu kundër Celtic. Penalltitë e Modric (6') dhe Rodrygo (21') dhe golat e Asensio ( 51'), Vinicius (61') dhe Valverde (71') vendosën ndeshjen. Në vend të dytë mbërrin Leipzig, që dominoi përballjen direkte me Shakhtarin. Ukrainasi shkojnë në Europa League. Mbyllet 4-0 me Nkunku, André Silva, Szoboszlai dhe autogolin e Bondar.

Lexo më tej: Video/ Real Madrid bllokohet në shtëpi nga Girona: karton i kuq për Kroos, por Blancos + 1 nga Barcelona

GRUPI F

Ashtu siç pritej, Real Madrid fitoi grupin F duke mposhtur 5-1 Celtic në Bernabeu. Një ndeshje, pjesa e parë e së cilës pati protagonistë penalltitë. Sfida për formacionin e Ancelottit u zhbllokuan që në minutën e 6'. Prekje me dorë nga Jenz në goditjen e Valverdes dhe Modric transformoi nga pika e bardhë. Situata u përsërit edhe në të 21′, me një tjetër prekje me dorë nga Starfelt. Këtë herë realizoi Rodrygo. Penalltia e tretë u akordua për Celtic. Mendy pengoi Abada në zonë, por nga njëmbëdhjetë metra Courtois hipnotizoi Juranovic. Në pjesën e dytë, blancos mbyllën ndeshjen me Asensio, Vinicius dhe Valverde brenda 20 minutave (51', 61' dhe 71'). Pas goditjes së lirë të Jota në minutën e 84, përfundoi 5-1, me Real Madrid që do të jenë në vazon e parë në shortin për 1/8.

Në vend të dytë renditet Leipzig, që fitoi 4-0 në Varshavë kundër Shakhtar. Gjermanët triumfojnë në përballjen direkte falë golit të Nkunku (10'). André Silva (50') siguroi rezultatin, ndërsa kundërsulmi i Szoboszlai (62') firmosi trisin. Autogoli i Bondarit (68') vetëm sa i dha përmasa fitores së Leipzig. Nga ana tjetër, ukrainasit duhet të kënaqen me Europa League. E mbyll me vetë dy pikë në gjashtë ndeshje Celtic. Skocezët ishin një zhgënjim i vërtetë në Grupin F, edhe pse mendohej se ndoshta mund të luanin për të paktën vendin e tretë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI