Flash

Luftëtari i MMA-së humb jetën: Pisarev u helmua me shalqi, u gjet pa jetë nga i ati

Lapsi.al 2 November 2022
Luftëtari i MMA-së humb jetën: Pisarev u helmua me shalqi, u gjet

Shokohet bota e MMA-së. Luftëtari rus Alexander Pisarev ndërroi jetë tragjikisht në moshën 33-vjeçare, pasi u helmua duke ngrënë shalqi. Pisarev u gjet pa jetë në banesën e tij në Moskë nga babai i tij më 30 tetor. "Alexander Pisarev humbi jetën në gjumë dhe nuk kishte probleme kronike shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake, vdekja ishte pasojë e helmimit nga ushqimi", tha një anëtar i ekipit të tij për agjencinë TASS.

Gruaja e luftëtarit fatkeq, sipas mediave vendase, është shtruar në spital për shkak të helmimit nga ushqimi. Igor Vladimirovich, babai i Pisarev, u kthye në banesën e tij pasi shëtiti qenin e familjes. Aty zbuloi se djali i tij nuk po merrte më frymë. "Kam parë në dhomë, Aleksandri dhe gruaja e tij po flinin - shpjegoi ai për Pravda - u afrova dhe më pas kuptova që djali im nuk po merrte më frymë. Ai kishte thyer gishtat pas luftimeve të fundit, por kjo nuk është asgjë. Ne të gjithë hamë të njëjtin ushqim, ne jetojmë së bashku”.

Lexo më tej: MMA, humb ‘Spartanin’ e saj, në moshën 34 vjeçare: atleti i parë në SHBA me leje për substanca të ndaluara

Vetëm autopsia mund të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Ndërkohë autoritetet lokale kanë hapur një hetim për të hedhur dritë mbi vdekjen e kampionit të MMA-së. "Hetuesit, me pjesëmarrjen e një specialisti mjeko-ligjor, po kryejnë një inspektim të mëtejshëm të vendit të ngjarjes. Ata kanë konfiskuar objekte të rëndësishme për hetimin dhe kanë planifikuar një ekzaminim mjeko-ligjor kimik," tha Komiteti Hetimor i Moskës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI