Flash

LAJM I FUNDIT/ Hakerat nxjerrin listën e të gjithë punonjësve të SHISH

Lapsi.al 2 November 2022
LAJM I FUNDIT/ Hakerat nxjerrin listën e të gjithë

Hakerat iranianë kanë publikuar mbrëmjen e së mërkurës të tjera të dhëna të marra në sistemet shqiptare.

Në faqen e tyre në Telegram, “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut”  ata kanë publikuar një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.

Pjesë e të dhënave janë emrat, funksioni që kryejnë, email-et dhe numrat e telefonit të pjesës më të madhe të këtyre punonjësve. Për herë të parë dalin edhe emrat e punonjësve të SHISH që punojnë në drejtorinë e kundërzbulimit.

Lapsi.al e zotëron të gjithë listën e publikuar prej hakerave. Ata japin edhe një mesazh për qeverinë shqiptare me publikimin e kësaj liste.

“Krenarë që strehoni terroristët? Gjithashtu krenar për të mirëpritur pasojat që bëjnë njerëzit tuaj të vuajnë. Huh?” – thuhet në mesazh.

Pak ditë më parë ata publikuan edhe të dhënat e vetë kreut të SHISH, Helidon Bendo dhe familjarëve të tij. Aty dolën të gjitha të dhënat personale të Bendos. U publikuan numrat e telefonit, adresa e saktë, makinat që ka në zotërim ai dhe bashkëshortja e tij.

Janë publikuar numri i kartës së identitetit dhe të gjitha numrat e pasaportave që zotëron (të zakonshme apo diplomatike). Janë të publikuara të gjitha hyrjet dhe daljet e kreut të SHISH nga territori shqiptar.

Më pas u publikuan të dhënat e kryeministrit Rama. Ajo ka shkaktuar më shumë debate janë bërë udhëtimet e kreut të qeverisë me avion charter. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Hakerat iranianë nxjerrin të dhënat e kreut të SHISH

Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që t’ia ngrejë

Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI