Flash

Koreja e Veriut vijon të tensionojë situatën, lëshon 10 raketa

Lapsi.al 2 November 2022
Koreja e Veriut vijon të tensionojë situatën, lëshon 10

Koreja e Veriut vijon të tensionojë më tej situatën në rajonin e saj duke provokuar fqinjët dhe aleatët e tyre strategjikë me teste raketore. Të paktën 10 raketa me rreze të shkurtër veprimi u lëshuan orët e fundit nga Peniani në drejtim të Detit të Japonisë, në atë që shihet nga ekspertët si një kundërpërgjigje e Koresë së Veriut për manovrat ushtarake që Koreja e Jugut është duke zhvilluar me ushtrinë amerikane.

Por duket se situata këtë herë është pak më e ndërlikuar se herët e tjera. Ushtria koreano-jugore konfirmon se lëshimi i këtyre raketave nga Koreja komuniste ka shkelur hapësirën ajrore dhe për këtë arsye është kundërpërgjigjur duke lëshuar 3 raketa me precision në pjesën veriore detare të kufirit ndërkorean.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol duke i cilësuar testet raketore të fqinjëve si një pushtim territorial. Ndërkohë nga ana tjetër Koreja e Veriut paralajmërojnë se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut do ta paguajnë shtrenjtë nëse vendosin të përdorin forcën.

Ministri japonez i mbrojtjes, Yasukazu Hamada deklaroi në një konferencë për shtyp se të paktën dy raketa ranë pranë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, rreth 150 kilometra nga vendi i lëshimit. Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i quajti edhe një herë të papranueshme lëshimet e raketave të Koresë së Veriut, e cila ka hedhur 28 të tilla që nga fillimi i vitit 2022.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI