Flash

Doris Pack i del në mbrotje Berishës: SHBA s'ka asnjë fakt ndaj tij

Lapsi.al 2 November 2022
Doris Pack i del në mbrotje Berishës: SHBA s'ka asnjë fakt

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane dhe ish-deputetja e PE-së, Doris Pack thotë se vendimi i DASH-it për shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit, Sali Berisha, është vendim politik dhe jo juridik.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pack u shpreh se nëse ka prova për korrupsion, institucionet duhet të nisin hetimet. Por Pack nënvizoi se anjë politikan nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë.

“Anëtarët e Partisë Demokratike e dinin këtë vendim të DASH-it, por vendosën ta injorinin, është e drejta e tyre ta bëjnë këtë. DASH nuk është agjenci ligjzbatues, por një institutcion politik. Vendimet e tij për t’i ndaluar hyrjen dikujt, janë tërësisht politike dhe jo të drejtësisë.

Nëse ka ndonjë provë për korrupsion apo veprime keqbërëse, atëherë institucionet duhet ta hetojnë atë dhe duhet ta sjellin para drejtësisë. Por asnjë person politik nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë dhe t’i thotë se çfarë të bëjë. Jam në kontakt me mikeshën time Albana Vokshi dhe jam në dijeni të asaj që po ndodh”, theksoi ajo.

Pack deklaroi se ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Bruksel dhe Uashington.

Ajo u shpreh se disa njerëz po minojnë proceset e Partisë Demokratike.

Sipas saj, reagimi i demokratëve ishte i shpejtë pasi Sali Berisha u përjashtua nga PD dhe nënvizoi se është diçka pozitive, fakti që tanimë shumica e tyre janë të bashkuar.

“Nuk mund të flas me shumë komptetenca për këtë situatë, por siç e dini, më pëlqejnë shqiptarët dhe Shqipëria dhe pres një të ardhme të mirë në Bashkimin Evropian. Mund të them se regjimi autokratik në Shqipëri është sistematikisht alarm. Unë e di që ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Berlin, Bruksel dhe vende të tjera, jam e sigurt që është e njëjta gjë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Mund të them që janë njerëz që po minojnë procese të Partisë Demokratike. Ish-lideri i Partisë Demokratike ka bërë shumë gabime, por pasi u përjashtua nga radhët e Partisë Demokratike me kërkesë të një ambasadori, iu kërkua partisë që ai të përjasahtohej dhe reagimi ishte shumë i shpejtë. Është diçka pozitive që shumica brenda radhëve të Partisë Demokratike është e bashkuar”, theksoi ajo.

Të këshilluara

Kthesa e motit, nis ulja e temperaturave

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë veriore. Moti parashikohet i kth...

16:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI