Flash

Në Ballsh luhet për mbijetesë: Bylis kundër statistikave, por Teuta nuk fiton aty prej 6 vjetësh

Lapsi.al 2 November 2022
Në Ballsh luhet për mbijetesë: Bylis kundër statistikave,

Një ndeshje mbijetese, të paktën pas tre humbjeve radhazi të Bylis. E tillë është shndërruar sfida me Teutën për javën e 11 të Superiores. Skuadra e Bellait ka qenë tepër kontestuese ndaj arbitrimit sidomos në dy javët e fundit. Si pasojë, Disiplina pezulloi edhe presidentin Kapllanaj, duke i dhënë një goditje edhe morali ballshiotëve.

Bylis tani nuk duhet të gabojë absolutisht në këtë 90 minutësh. Në zonën e playoff, me 11 pikë, ata duhet të mbajnë poshtë të besuarit e Shkëmbit, të fundit me 7 pikë. Natyrisht në total statistikat janë kundër mallakastriotëve. Në 38 takime Bylis ka fituar vetëm 9 herë përballë 20 të durrsakëve, me 9 takimet e tjera të përfunduara në barazim.

Lexo më tej:Kastrioti dërrmon Bylis, Bellai kapet me arbitrat dhe i bëhet barrierë ekipit: “Unë kam fajin i pari, pastaj këta”

Cështja është se brenda murëve të stadiumit Adush Muça, Bylis ka përqindjen më të lartë të fitoreve. 8 nga 9 sukseset ndaj Teutës janë arritur pikërisht në shtëpi. Fusha ballshiote është problem historikisht për Teutën, që ka dalë e fituar vetëm tre herë. E fundit, në 4 maj 2016, kur durrsakët u imponuan 0-1. Tani 6 vjet nga hera e fundit, Shkëmbi do të kërkojë një sukses që do ta lejojë t’i afrohet grupit tjetër të skuadrav.

Bylis suksesin e fundit ndaj durrësakëve e ka arritur në 7 qershor 2020, kur triumfoi me golin e Lukic 1-0. Golavarazhi ndërkohë flet për Teutën 31-55. Por pas 10 javëve të para durrsakët kanë mbrojtjen e sulmin më të dobët të Superiores. Kështu që,në këtë pikë, statistikat nuk është se bëjnë shumë punë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI