Flash

Rama shpërfill të rinjtë: Nëse duan të ikin jashtë, janë të lirë ta provojnë

Lapsi.al 1 November 2022
Rama shpërfill të rinjtë: Nëse duan të ikin

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Korçë, ka folur për largimin e të rinjve nga Shqipëria. Kreu i qeverisë u shpreh se të rinjtë janë të lirë të largohen nëse duan, për të provuar emigrimin.

Por Rama thotë se ata që thonë që Shqipëria nuk ka të ardhme, e kanë gabim.

Kryeministri i është përgjigjur dhe deklaratave të opozitës për “plakjen” e popullsisë, për të cilën u shpreh se është djallëzore për ta përdorur gjatë gjithë kohës.

Rama: Një vajzë si ju mund të thotë pse të rri unë këtu të pres 20-30 vjet që ne të bëhemi njësoj si Gjermania. Nuk ke çfarë i thua fare. Je i lirë të shkosh ta provosh. Ky është një trend historik që e kanë kaluar të gjithë vendet. Ky avazi “plakja-plakja” është djallëzor nga ata që e përdorin gjithë kohës, duket sikur këtë taksirat e ka vetëm Shqipëria. Po ju them shikoni Italinë.

Çfarë problemi ka me plakjen. Humbet çdo vit 500 mijë bebe, ulje e lindshmërisë. Shikoni se çfarë problemi kanë me fshatin, lëvizjen nga fshati në qytet. Shikoni Spanjën, 12 mijë mjek mungojnë në Spanjë. 12 mijë mjekë kanë ikur nga Spanja. Nuk thonë se po ikin se kemi pagën e ulët, por do na dali pensioni i ulët.

Unë kush më thotë që në Shqipëri s’ka të ardhme, do t'i them që je gabim. Kush më thotë që në Shqipëri nuk mund të bësh dhe nuk mund të arrish atë që meriton, e ke gabim. Le të shkojnë ta provojnë. Bëjmë krahasime me pagat se ata i kanë të larta. I kanë ata pagat më të larta, por shikoni sa i kanë shpenzimet. Bëni llogaritë dhe shihni se sa ju mbetet në fund.

I mbetet në fund diçka, por ajo që mbetet në fund është ajo që mbetet me gjak. Ndërsa përsa i përket fakteve konkrete, ja ku i keni, i keni këtu. Nuk ka shans që dikush që niset, të fitojë çerekun e asaj që fitojnë këta të rinj këtu në Korçë. Është e mundur. Shikoni rastet e atyre që kthehen. Pse kthehen? Çfarë bëjnë ata? Bëjnë sukses duke shfrytëzuar eksperiencën që kanë.

Të këshilluara

Ndryshojnë çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshoi çmimet e karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 236 lekë...

12:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI