Flash

Patrick, lojtari i 'punëve të pista' kthehet të bëjë gola: tani Tirana kërcënon Partizanin dhe kreun

Lapsi.al 1 November 2022
Patrick, lojtari i 'punëve të pista' kthehet të

Një rastësi. Kjo ishte ajo cfarë duhet të tregonte Tirana pas rrëzimit me Erzenin. E ishte ekzaktësisht cfarë skuadra e Shehit bëri në fushë kundër Kukësit. Blutë u likuiduan me një 4-1 të rëndë, që ndoshta nuk tregon me saktësi diferencat mes dy skuadrave, duke qenë se në 11 kundër 11 ishte ende 0-0. Goli i parë me fanellën kryeqytetase i Patrick.

Ndoshta duhet thënë sepse shpërfytyrimi që bardheblutë I bënë skuadrës së Dobit ishte impresionues. Katër gola në 35 minuta loje, edhe pse njëri i anulluar për pozicion jashtë loje. Mos harrojmë se me 10 lojtarë Tirana fitoi derbin me Partizanin, kështu që nuk duhet marrë kaq i mirëqenë rezultati në superioritet numerik.

Rikthimet e të dëmtuarve Najdovski, Limaj e Patrick, të munguar në dy daljet e fundit me mungese rezultati, jane një detaj që nuk mund të anashkalohet. Me organikë të plotë, kampionët në fuqi nisin të vrapojnë dhe të funksionojnë në totalin e gjërave. Në apelin e sulmuesve përgjigjet present edhe Patrick, në golin e parë në kampionat me fanellën bardheblu. Qendërsulmuesi brazilian, objekti misterioz në ofensivën kryeqytetase, ka bërë punët e pista deri tani. Por duket se është futur në efektivitetin e tridhëmbeshit të Shehit.

Me dy si Xhixha e Hasani në krahë e me një Patrick që edhe finalizon, Tirana ecën përpara e sigurtë, me një grup që unitetin po e bën forcë, si konfirmoi penalltia e lënë nga Xhixha për Limajn, si inkurajim për tu kthyer në formë. Mesazh I dhënë dhe I kuptuar. Tani Tirana është -1 nga kreu. E në distancë parakalimi ata janë gjithnjë të frikshëm…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI