Flash

Meloni shkakton polemika pasi prishi festën e Halloween në Itali

Lapsi.al 1 November 2022
Meloni shkakton polemika pasi prishi festën e Halloween në Itali

Qeveria e re italiane, me Giorgia Meloni në krye, ka thënë se do t’i bëjë të paligjshme festimet e mëdha. Deklarata erdhi disa orë pas ndalimit të një organizimi të tillë me rastin e Halloween në veri të Italisë.

Krimi i ri i “tubimeve të rrezikshme” prej më shumë se 50 personave, mund të ndëshkohet me deri në gjashtë vjet burgim dhe hap rrugën për përgjim të organizatorëve.

Të hënën, më shumë se 1.000 personave u është thënë që të largohen nga një festë e madhe në Modena. Kështu ka deklaruar ministri i të djathtës ekstreme, Matteo Salvini.

Lexo më tej: Fjalimi i parë i Melonit në parlament: Të ndalim emigrantët 

Banorët janë ankuar për muzikën me zë të lartë në një festë për Natën e Shtrigave (Halloween). Ajo tërhoqi shumë të rinj nga qytetet italiane, por edhe nga Belgjika dhe Franca.

Pjesëmarrësit kishin planifikuar që të festojnë deri të martën, mirëpo pas urdhrit të autoriteteve ata janë larguar.

Kryeministrja Meloni ka argumentuar se ligji i ri synon të mbrojë njerëzit nga dëmet eventuale dhe nuk përbën ndryshim nga pjesa tjetër e Evropës.

Sipas saj, një vendim i tillë tregon se shteti i Italisë nuk është më i dobët në respektim të rregullave.

Qeveria e kaluar veçse pati nisur punën për ndryshim të ligjit, pas organizimit të një feste të madhe më 2021, e cila ka përfunduar me dy persona të vdekur.

Kritikët kanë pyetur se pse qeveria ka shënjestruar festat e organizuara nga të rinjtë. Por ndërkohë ka injoruar një marsh fashist në fundjavë të mbi 2.000 mbështetësve të ish-diktatorit italian, Benito Mussolini.

Në këtë organizim janë kënduar himne fashiste, është kujtuar marshi i Mussolinit në Romë dhe nisja e regjimit fashist 100 vjet më parë.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka argumentuar se dy ngjarjet kanë qenë “krejtësisht të ndryshme” dhe që marshi i Mussolinit nuk ka prishur rendin publik dhe është mbajtur me vite.

Në anën tjetër, sipas tij, festimet me zë të lartë të muzikës, kanë shkaktuar shqetësim në Modena.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI