Flash

Video/ Nisën lojën e pësuan golin pas 8 sekondash: shikoni golin komik të Groen në Hollandë

Lapsi.al 1 November 2022
Video/ Nisën lojën e pësuan golin pas 8 sekondash: shikoni golin
Çdo fundjavë të mallkuar, nga fushat në mbarë botën, shfaqen veprime të shkëlqyera, gola spektakolar dhe pritje po aq të mëdha. Por ndaj çdo gjesti spektakolar, në mënyrë të pashmangshme, korrespondon me një gabim të bujshëm. Me impaktin e mediave sociale, çdo gabim tani është i destinuar të shihet nga mijëra njerëz në mbarë botën. E seria e gabimeve që krijoi golin e Feyenoord Under 21 kundër Den Haag në Hollandë u bë virale menjëherë. Goli i Groen u shënua pas vetëm 8 sekondash nga fillimi, duke zbavitur shumë tifozë. Shumë trajnerë thonë se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa impakti me ndeshjen. Pra, kush e di se çfarë duhet të ketë menduar trajneri i Ado Den Haag Under 21 kur pa djemtë e tij të pësonin gol pas vetëm 8 sekondash. E gjitha në një mënyrë që ta përkufizosh çuditshëm do të ishte një nënvlerësim. Lojtari i miqve, që nisi lojën, bëri një pasim mbrapa te portieri i tij, me pjesën tjetër të skuadrës, përveç dy mbrojtësve qendrorë, të rreshtuar në vijën e gjysmës së fushës në pritje të pasimit të gjatë. Por gjërat shkuan ndryshe...

RRËMUJA E 8 SEKONDAVE

Në pasimin prapa, që sidoqoftë ishte i kalibruar, nxitoi sulmuesi i Feyenoord, Nesto Groen. Dy qendrorët e Den Haag u përpoqën të ndalonin vrapimin e tij me një bllokim. Megjithatë, Groen arriti të rrëshqasë mes të dyve dhe përfitoi nga ndalimi i gabuar i topit. Jo vetëm kaq, sepse portieri edhe rrëshqiti, duke i dhënë mundësinë Groen të shënojë golin më të lehtë. Ndërkohë, për t'i dhënë një pamje edhe më komike çështjes, portieri në përpjekje për t'u ngritur është përplasur me një nga mbrojtësit e tij. Për rekord, ndeshja përfundoi 5-3 në favor të Feyenoord.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI