Flash

Elon Musk shkarkon bordin e drejtorëve të Twitter

Lapsi.al 1 November 2022
Elon Musk shkarkon bordin e drejtorëve të Twitter

Miliarderi Elon Musk e ka shkarkuar bordin e drejtorëve të platformës Twitter, duke çimentuar kontrollin në këtë rrjet social.

Musk tani do të jetë shefi ekzekutiv i kompanisë, pas blerjes së platformës javën e kaluar në vlerë të 44 miliardë dollarëve.

Lexo më tej: Elon Musk blen më në fund Twitter-in. Po tani? 

Përveç Twitterit, Musk është shef ekzekutiv edhe i dy kompanive tjera, Tesla dhe SpaceX.

Ai ka nisur të kryejë reforma menjëherë në këtë rrjet social, të cilin e përdorin politikanë dhe gazetarë në gjithë botën.

Në mesin e reformave përfshihen ndryshime në verifikim të llogarive në Twitter, si dhe zvogëlimi i vendeve të punës.

E përditshmja amerikane, The Washington Post, ka raportuar se është duke u diskutuar zvogëlimi i 25 për qind të numrit të punëtorëve.

Twitter nuk ka reaguar lidhur me këto raportime.

Më vonë, vetë Musk ka thënë se vendimi për shpërbërje të bordit të drejtorëve është hap “i përkohshëm”. Por pa dhënë në shumë hollësi.

Aktualisht, Elon Musk është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej më shumë se 223 miliardë dollarësh. Shifra sipas revistës prestigjoze Forbes.

Lexo më tej: Elon Musk merr kontrollin e Twitter-it, por si do të jetë më tej platforma? 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI