Flash

E rëndë, kamioni përplas për vdekje emigrantin shqiptar në Selanik

Lapsi.al 1 November 2022
E rëndë, kamioni përplas për vdekje emigrantin shqiptar

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Michail Psellou, në lindje të Selanikut , kur shqiptari fatkeq ka dalë nga makina për të ndërruar gomën e mjetit, kur një kamion e ka marrë përpara dhe e ka përplasur për vdekje.

Mediet vendase raportojnë se emigrant shqiptar ndërroi jetë në vend, për shkak të përplasjes së fortë. Policia po heton rrethanat e sakta të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI