Flash

Denoncimi/ Një kryebashkiak shqiptar është konsumator dr0ge

Lapsi.al 1 November 2022
Denoncimi/ Një kryebashkiak shqiptar është konsumator dr0ge

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se një kryetar bashkie në jug të vendit përdor dr0ge, k0kainë.

Sipas Karamuços, është rritur shumë numri i përdoruesve që arrestohen, nga 17 deri në 21 vjeç. Sepse sipas tij, ata nuk e projektojnë veten për të qenë shpërndarës, por ngelen debitorë. Por një rrezik nuk është vetëm për shkollat, por dhe për administratën publike shqiptare. Sipas profesorit të kriminalistikës Ervin Karamuço, edhe administrata publike shqiptare është e prekur nga droga, dhe duhet të testohet në mënyrë të rregullt, siç ndodh në SHBA apo në vende të tjera perëndimore.

Për ekspertin e kriminalistikës Karamuço ‘në jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor dr0ge, kokainë, ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij’, prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet ti kemi edhe për këtë aspekt.

“Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit. Por, nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore atë civile”. Kështu tha Karamuço, i ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri.

Ai tregoi shifra alarmante mbi rritjen e kërkesës për përdorimin e drogërave të ndryshme në Shqipëri. Sipas tij kërkesa është rritur me rreth 40- 50 përqind, dhe të rrezikuarit kryesor janë shkollat, por edhe administrata publike shqiptare.

Sipas tij, deri tani kemi pasur rregulloret institucionale për mos përdorimin e alkolit. Megjithëse alkoli vazhdon që të përdoret nëpër institucionet publike. Karamuço deklaroi se tani është arritur një nivel më i lartë, drogërat janë bërë një shqetësim.

Të këshilluara

Ndryshojnë çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshoi çmimet e karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 236 lekë...

12:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI