Flash

Cobolli Gigli, akuzë e fortë për Calciopoli: "Dikush i fuqishëm në fillim fshehu dosjen mbi Inter"

Lapsi.al 1 November 2022
Cobolli Gigli, akuzë e fortë për Calciopoli: "Dikush i

"Kam lexuar një intervistë të fundit me Massimo Moratti. Për gjithçka u fol, por mungonte një pyetje: 'Pse në 2006 Interi nuk u paraqit në gjyqin e Calciopoli. Ndërsa 4 ose 5 vjet më vonë u shfaq dosja e zikaltërve, për të cilin prokurori Palazzi foli për një shkelje të rëndë sportive? ”E kanë harruar të gjithë, më vjen keq, madje jam i zemëruar për këtë çështje. Nëse Interi do të kishte qenë në gjyqin sportiv me Juventusin dhe do të ishte akuzuar, si ndodhi vetëm vite më vonë, për 'parregullsi të rëndë sportive', do të ishte një histori krejt tjetër”. Kështu ka thënë ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli për Telenord.

"Dikush e fshehu dosjen, dikush i fuqishëm sepse për të fshehur një gjë të tillë... Por nuk e kuptova, megjithatë, pse pas 5 vitesh e bënë të rishfaqet. Ndoshta - shpjegon Cobolli Gigli - për t'i dhënë Juventusit një shuplakë morale, si të thuash: 'Kur desha të fshihja diçka, e bëra të zhduket. Kur gjithçka ishte përcaktuar tashmë, ja ku është'".

E për titujt e hequr nga bardhezinjtë, Gigli ka sërisht një qendrim akuzues: “Titujt nuk i duheshin dhënë askujt. Të paktën fajtorët duhet të ishin dy, por në Calciopoli pati vetëm një mëkatar”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI