Flash

Alibeaj apo Berisha/ KQZ sqaron cilat parti mund të hyjnë në zgjedhje

Lapsi.al 1 November 2022
Alibeaj apo Berisha/ KQZ sqaron cilat parti mund të hyjnë në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka “sqaruar” se cila është procedura e regjistrimit të partive politike. Lidhur nga debatet për vulën në PD, emisioni “Opinion” transmetoi një reagim që kishte marrë nga ky institucion. KQZ specifikon se për regjistrimin duhet mes të tjerash edhe një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë.

“Partia që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor në KQZ ka detyrimin te paraqesë në këtë institucion, krahas të tjerave, një vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Sipas ligjit për partitë politike është kjo gjykatë e cila mban Regjistrin e Partive Politike. Ky regjistër sipas këtij ligji përmban krahas të tjerave: Numrin rendor të regjistrimit; Emrin e plote te partisë; Inicialet e partisë; Stemën e partisë dhe Emrin e kryetarit te partisë.

Keto elemente i përmban/duhet ti përmbajë vërtetimi i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane i cili depozitohet ne KQZ kur kërkohet te behet regjistrimi i partise si subjekt” – thuhet në reagimin e KQZ-së.

Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit krahu i Berishës u regjistrua në zgjedhje nën siglën e LSI-së. Edhe pasi Basha dha dorëheqjen pas atyre zgjedhjeve dhe gjykata e Tiranës njohu më 25 mars statutin e Berishës, ende në regjistër Basha figuron kryetar i PD-së. Çështja i ka kaluar Apelit dhe pritet që së shpejti të ketë një vendim të formës së prerë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Një shpërthim tritoli trondit Lushnjën

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë. Mediat raportojnë se banesa është në pronësi të shtetasit Arbe...

22:43

Berisha: Mes Ramës dhe Veliajt ka probleme!

Sali Berisha thotë se marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt nuk është e mirë dhe se mes tyre ka probleme. Kryetari i PD, deklaroi se gara e PD për Tiranën, bashkinë...

21:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI