Flash

Zëdhënësi i DASH: Kurtit i kërkuam privatisht edhe publikisht shtyrje të afatit për targa

Lapsi.al 31 October 2022
Zëdhënësi i DASH: Kurtit i kërkuam privatisht edhe

Kurtit i kërkuam privatisht edhe publikisht shtyrje të afatit për targa, jo implementim në fazanë një konferencë për media të mbajtur para pak minutash ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Republikës së Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve më të ngushtë ndërkombëtar për çështjen e zgjatjes së afatit për implementimin e vendimit për targat.

Price ka thënë se SHBA bashkë me partnerët tjerë e kanë bërë të qartë se kërkojnë një shtyrje të plotë.

“E kemi bërë të qartë që Kosova duhet ta shtyjë periudhën e implementimit. Jemi të dëshpëruar dhe të shqetësuar që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e partnerëve më të ngushtë ndërkombëtarë për implementimin”, ka thënë Ned Price, raporton Gazeta Express.

Ai tutje teksa është pyetur për vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për ta ndarë në disa faza implementimin e një vendimi të tillë, ka thënë se SHBA-ja ka qenë e qartë edhe publikisht por edhe privatisht dhe se kanë kërkuar shtyrje të plotë.

“Ne kemi qenë të qartë edhe publikisht edhe privatisht që SHBA bashkë me aleatët tjerë kërkojnë shtyrje të plotë të implementimit. Ne s’kërkojmë implementim të pjesëshëm apo implementim në faza. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova një shtyrje të plotë të implementimit”, ka thënë Ned Price duke shtuar se diskutimet po vazhdojnë ende./ Express

Të këshilluara

Policia aksion në Vlorë, rrethohet pallati!

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në orët e vona të mbrëmjes, ku ka kontrolluar në një pallat pranë shtëpisë së oficerëve. Raportohet se kërkimet janë...

18:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI