Flash

Video/ Monza luante për Pablo Mari, Bolonja e përmbys: vendosi Orsolini

Lapsi.al 31 October 2022
Video/ Monza luante për Pablo Mari, Bolonja e përmbys: vendosi

Bolonja vazhdon të buzëqeshë, duke marrë fitoren e tretë radhazi mes Serie A dhe Kupës së Italisë. Pasi mposhtën Lecce, bolonjezët marrin më të mirën edhe ndaj Monza, që nuk arriti t'i kushtojë një sukses Pablo Marí. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Petagna kaloi brianzolët përpara me një penallti në minutën e 57-të. Pastaj erdhi përmbysja fituese e nënshkruar nga Leëis Ferguson (60') dhe Orsolini (73'). Kuqeblutë shkojnë tani në 13 pikë, Monza ndalon në 10.

Në stadiumin U-Power feston Bolonja, që rikthehet dhe mposht 2-1 Monza. Nuk mjaftoi penalltia e Petagna në një mbrëmje për t'u harruar. Pas një minutë heshtjeje për Luis Fernando Ruggieri, viktimë e pritës së Assagos, ku u plagos Pablo Marí, skuadrat studiuan njëra-tjetrën. Mundësia e parë erdhi në të 23′, me një goditje të mrekullueshme të Sensit që përfundoi jashtë. Ish-lojtari i Inter impenjoi Skorupski, por faza qendrore e ndeshjes ishte e gjitha e Bolonjës. Zirkzee detyroi Di Gregorio të devijojë në kënd, më pas Soumaoro goditi shtyllën.

Ekuilibri zgjati deri në të 56', kur Aebischer pengoi Sensin në zonë dhe shkaktoi penallti. Nuk gaboi Petagna, por goli zgjoi Bologna. Miqtë barazoi menjëherë me Lewis Ferguson. Skocezi shfrytëzoi kundërsulmin e Posch dhe mundi Di Gregorion për 1-1. Në të 73', megjithatë, një tjetër depërtim solli avantazhin e kuqebluve me Orsolinin. Përmbysja heshti U-Power dhe Monza e ndjeu goditjen, e paaftë për t'u bërë më e rrezikshme. Bolonja fitoi 2-1, duke marrë fitoren e tretë radhazi mes Serie A dhe Coppa Italia. Bolonjezët largohen nga shoqëria e Monza në renditje, me tre pikë diferencë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI