Flash

Verifikimi në Twitter, së shpejti me pagesë

Lapsi.al 31 October 2022
Verifikimi në Twitter, së shpejti me pagesë

Përdoruesit e Twitter që  kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të paguajnë nëse duan të mbajnë atë.

Verifikimi në Twitter deri më tani u jepet personazheve publike, institucioneve, kompanive ose atyre që kanë një numër të mirë ndjekësish dhe janë me rëndësi shoqërore.  Por sipas një raporti ,tashmë që Elon Musk është pronar i saj, i gjithë procesi i verifikimit do të rinovohet. Ata  që e kanë tashmë do të duhet të paguajnë 20 dollarë në muaj nëse duan ta mbajnë.

"I gjithë procesi i verifikimit është duke u rinovuar tani," shkroi Musk në platformë. Kompania dëshiron të rrisë abonimin e saj premium  Twitter Blue  nga 4,99 dollarë në 19,99 dollarë në muaj. Sapo të fillojë politika e re , përdoruesit do të kenë 90 ditë për t'u abonuar ose do të humbasin shenjën e tyre blu. Aktualisht është e paqartë se çfarë do të ndodhë me përdoruesit në vendet ku nuk është i disponueshëm. Twitter Blue i lejon përdoruesit të modifikojnë postimet, të ngarkojnë video në 1080p dhe ofron akses në artikuj pa reklama.

Një nga idetë e Musk është rritja e numrit të abonentëve derisa të bëhen gjysma e të ardhurave të kompanisë. Përveç kësaj, CEO i Tesla ka komentuar se  synon që reklamat të gjenerojnë më shumë të ardhura/Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/06/ndryshimet-e-reja-ne-twitter-pas-blerjes-nga-elon-musk/

Të këshilluara

Punonjësit e Twitter, kundër Elon Musk

Punonjësit e Twitter i kanë shkruar një letër të hapur Elon Musk. Ata kanë protestuar ndaj lajmit se ai do të  pushojë 75 për qind të kompanisë. Letra  ende ...

13:12

Plani i Elon Musk për 'Twitter'

Elon Musk thuhet se planifikon të shkurtojë fuqinë punëtore të Twitter  nëse marrëveshja e tij për të blerë kompaninë përfundon. Musk u tha investitorëve të ...

13:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI