Flash

'S’ka ndarje të re territoriale'/ Balla: Më 14 maj do votohet në 61 bashki

Lapsi.al 31 October 2022
'S’ka ndarje të re territoriale'/ Balla: Më 14 maj do

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se Partia Socialiste nuk do të mbështesë një ndryshim të ndarjes administrative të vendit. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se më 14 maj të vitit që vjen, Shqipëria do të votojë në 61 bashki.

"Nuk mund ti heqësh bashkisë Lezhë detin dhe ta lësh pa det. Janë disa parime shumë të rëndësishme në këtë vlerësim.  Kur aleanca e rublave miratonte buxhetin e shtetit, ishte 2 herë më i vogël se buxheti që do miratojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Mund të ketë raste kur dy bashki mund të bëhen 1 por që numërohen me gishta. Alibeaj ka qënë i prerë dhe ka qënë e vështirë të shkojë me një numër të vogël. Propozimi im është që të diskutojmë në dobi të asaj që unë thashë. Numri i bashkive nuk mund të jetë kushti themelor por sa mirë i shërbejmë një qytetari. Shqipëria më 14 maj do votojë në 61 bashki. Në të ardhmen mund të rishikohet numri i bashkive”, tha Balla.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI