Flash

Si ndikon pasqyra në dhomë në marrëdhëniet intime në çift

Lapsi.al 31 October 2022
Si ndikon pasqyra në dhomë në marrëdhëniet intime

Mania e akteve intime para pasqyrës është e shfrenuar. Për 72% të italianëve, ta bësh para pasqyrës është një përvojë që nuk duhet humbur. Me pak fjalë, tani është bërë një modë e vërtetë.

“Ta bësh para pasqyrës është si një lloj tërbimi. Vetëm të shtunën e kaluar ne montuam pasqyrën e pestë gjigante në dhomën e gjumit, e cila tani është pothuajse e gjitha e mbuluar në pasqyra”, - shprehej kështu një çift në forumet e diskutimit online.

Një copë xhami mund të kthehet lehtësisht në një instrument kënaqësie. Nga ana tjetër, në shtëpitë e lashta publike pasqyrat zbukuronin dhomat dhe shumë shpesh mbulonin muret e të gjitha korridoreve.

Në fakt, edhe sipas seksologëve, duket se akti shijon më shumë falë imazheve të pasqyruara. Kjo, sepse të kërkosh veten në pasqyrë ndërsa bën dashuri është një afrodiziak i fuqishëm. Veçanërisht për burrat. Në fakt, shikimi është shtylla kryesore e seksualitetit të tyre. Është si një lloj stimulimi dhe imazhet bëhen një trampolinë drejt kënaqësisë së madhe.

Pozicioni i pasqyrës është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Nëse zgjidhni një pozicion frontal, do të keni një pamje të qartë të përshtatshme për çiftin. Vendosja e pasqyrës në tavan garanton qasje më të butë dhe më misterioze.

Shumë shpesh është partneri ai që dëshiron ta zbatojë këtë fantazi dhe më pas të marrë iniciativën. Dyshimet, kurioziteteti, sikleti, gratë reagojnë në mënyra të ndryshme.

Gjëja e rëndësishme është që gjithmonë të dëgjoni dëshirat tuaja dhe të mos veproni vetëm për të kënaqur partnerin tuaj. Intimiteti gjithmonë duhet të jetë një moment i shkëmbimit të vetëdijshëm dhe të ndërsjellë. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI