Flash

Policia numëron kufomat, Rama mendon ndryshe: Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vite

Lapsi.al 31 October 2022
Policia numëron kufomat, Rama mendon ndryshe: Shqipëria ka numrin

Nga Erseka, kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur lidhur me situatën kriminale në vend. Teksa pranoi se në vend ndodhin krime, ai theksoi se në Shqipërinë e këtij viti kemi pasur numrin më të ulët të vrasjeve gjatë 32 viteve.

"Shqipëria vërtet ka vrasje, por sot Shqipëria e këtij viti ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet. në këto vite, mesatarja e vrasjeve është sa gjysma e vrasjeve të viteve të fundit para se sa ne të merrnim detyrën. Unë e kuptoj shumë mirë që e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund. Ne kemi shumë për të bërë sepse i kemi rritur mundësitë, kemi rritur ekonominë dhe pagat, por dhe të tjerët rriten nuk rrinë në vend", tha Rama.

Kryeministri pranoi se edhe ata (mazhoranca) kanë bërë gabime, por të krahasosh Shqipërinë sot me atë të disa viteve do të thotë që ose je totalisht i verbuar nga urrejtja, ose je totalisht i padëshiruar për të kuptuar të vërtetën.

Sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me dje, theksoi Rama.

"Ka korrupsion në Shqipëri, por ishte deri para 5-6 vjetëve, ndoshta dhe më pak. Duhet të shkonit të mbanit radhë në shi dhe diell për të paguar faturën e energjisë, rinit nëpër sportele për të marrë një certifikatë. Sot Shqipëria, jo duke e thënë unë, por me atë që thotë raporti i zhvillimit të shërbimeve publike digjitale është vendi i 8 në Evropë për shërbimet publike digjitale", tha Rama.

Të këshilluara

Policia aksion në Vlorë, rrethohet pallati!

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në orët e vona të mbrëmjes, ku ka kontrolluar në një pallat pranë shtëpisë së oficerëve. Raportohet se kërkimet janë...

18:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI