Flash

Përplasja/ Fermeri i ankohet për ujin, Rama: Situatë e trashëguar

Lapsi.al 31 October 2022
Përplasja/ Fermeri i ankohet për ujin, Rama: Situatë e

Kryeministri Edi Rama pati një debat sot në një takim me fermerë në Ersekë ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe nga folur për punën e qeverisë për bujqësinë e blegtorinë. Një prej fermerëve i është ankuar kryeministrit për ujin për vaditje. Fermeri tha se nuk ka ujë as për bagëtinë dhe se këtë vit e kishte lënë pemëtarinë.

Kryeministri i ka ndërprerë fjalën dhe i është përgjigjur se kryetari i bashkisë Erion Isai e di më mirë problemin, teksa më pas edhe vetë ka bërë një sqarim. Ai tha se është një situatë e trashëguar për shkak të ndërtimit të një HEC-i.

Lexo më tej: “Fajin e ka Saliu”, rrjeti gajaset me meme-t për negociatat (FOTO) 

Fermeri: Sivjet e lashë pemëtarinë, për të vetmen arsye, për ujë. Të vuash për 3 km kanal që të pastrohet dhe vishet me çimento, nuk është ndonjë investim i madh. Sot fshati Mollas nuk ka ujë as për bagëtinë, jo më të vaditen pemëtoret ose kulturat e tjera. Mundësisht të shihet ky problem i një fshati të tërë.

Rama: Në mos gabohem lidhet me HEC-in që është ndërtuar përpara virësh atje. Kryetari i Bashkisë e di më mirë, të na sqarojë.

Isai: E njohim shumë mirë problematikën e kanalit vaditës të Mollasit. Kemi 3 vjet që përballemi ligjërisht me HEC-in. Ligji është i qartë që prevalon furnizimi me ujë, vaditja, tepricat për prodhimin e energjisë. E kemi fituar në shkallën e parë të gjykatës, e kanë apeluar. Jemi në kokë të problemit. Është ashtu siç thoni ju. Vepra e marrjes është te HEC-i dhe kur uji bllokohet na bllokon dhe ne të bëjmë investimin. HEC-i ka lidhur një kontratë me ministrinë në 2009 dhe e ka në përdorim atë kanal. Sapo Gjykata e Apelit të japë vendimin… Sipas kontratës ka të drejtë ta përdorë jashtë sezonit të vaditjes. Po merremi që ditën e parë me këtë gjë.

Rama: E drejtë kjo dhe është i kuptueshëm edhe inati në këtë mes. Është skandal kjo puna e HEC-eve që janë dhënë ato leje atëherë, janë ndërtuar në mënyrën më absurde, madje predikohej që po bëhej Shqipëria superfuqi energjetike. Është një situatë e trashëguar, do zgjidhet. Më vjen keq që ju krijon gjithë këtë stres, por duhet të ndjekim rrugën ligjore.

Të këshilluara

Berisha: Primaret, ndryshim epokal

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh "të rëndësishëm" për demokracinë dhe ndjekësit e tij në Tik-Tok. Sali Berisha deklaron se primaret janë ...

13:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI