Flash

Ministri i Brendshëm grek i telefonon Çuçit: Kapni përdhunuesin shqiptar që fshihet në Vlorë

Lapsi.al 31 October 2022
Ministri i Brendshëm grek i telefonon Çuçit: Kapni

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodhorikakos ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi, ku i ka kërkuar mobilizim të policisë shqiptare për gjetjen e përdhunuesit shqiptar, i cili është arratisur në atdhe, raportojnë mediat helene.

45-vjeçari është larguar nga shteti grek përmes pikës kufitare të Kakavijës në Shqipëri më 27 tetor. Që prej asaj dite shqiptari është në kërkim nga policia greke, për akuzën e përdhunimit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke 45-vjeçari shqiptar prej dy vitesh ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Ai jetonte në zonën e Paleo Faliro sëbashku me nënë e tij. Fqinjët e tij kanë rrëfyer se ai ka pasur probleme të theksuara me alkoolin, ku shpesh shihej duke bërtitur.

Madje në shumë raste ai ka ushtruar edhe dhunë kundër nënës së tij. 45-vjeçari shqiptar kërcënoi me një thikë shtetasen greke dhe më pas e përdhunoi atë.

Të këshilluara

Berisha: Primaret, ndryshim epokal

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh "të rëndësishëm" për demokracinë dhe ndjekësit e tij në Tik-Tok. Sali Berisha deklaron se primaret janë ...

13:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI