Flash

Trajneri italian plagos kundërshtarin… me kulaç: "Do të të rrah herët a vonë”

Lapsi.al 31 October 2022
Trajneri italian plagos kundërshtarin… me kulaç: "Do
Është e pabesueshme se si çdo fundjavë nga fushat e futbollit vijnë lajmet në limit të realitetit, e shpesh edhe më gjerë. E pabesueshme ajo që ndodhi të shtunën në Montevarchi, në fund të ndeshjes mes vendasve dhe Cesena. Ndeshja e vlefshme për Grupin B të Serie C u fitua nga miqtë 3-0. Teksa synonte t'u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, trajneri i romanjolëve, Domenico Toscano, u sulmua nga ai i Montevarchi Roberto Malotti. Ai e akuzoi se kishte folur shumë me lojtarët e tij gjatë ndeshjes. Një sulm me goditje me... kulaç. Sipas Gazzetta dello Sport, Malotti u afrua te Toscano dhe e goditi duke i hedhur një copë kulaçi të fortë në fytyrë. Kulaçi i hedhur me forcë e ka goditur teknikun e Cesena në tëmth, duke e gjakosur. Trajneri i skuadrës së romanjole ka reaguar verbalisht ndaj sulmit, me homologun Toscano, i cili në atë moment kërkoi edhe një përplasje fizike: “Do të të rrah herët a vonë”, bërtiti ai teksa u ndalua nga drejtuesit dhe gazetarët e pranishëm. Një drejtues i Montevarchi u kthye në sallë për t'i kërkuar falje Toscano në emër të klubit. Të dielën, klubi lëshoi një deklaratë ku njoftoi se do të merrte masa kundër trajnerit të saj: “Shoqëria Aquila Montevarchi 1902 distancohet nga ajo që ndodhi dje në sallën e shtypit. Sjella e Malotti në fund të ndeshjes Montevarchi-Cesena është e papranueshme. I kërkojmë edhe njëherë ndjesë trajnerit Toscano dhe gjithë klubit të Cesena. Në vijim do të merren masa disiplinore ndaj trajnerit për qëndrimin jo sportiv dhe aspak në përputhje me shoqërinë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI