Flash

Klopp 'i dorëzuar' pa luajtur ende: "Ky Napoli është për finale, luajnë futbollin më të bukur në Europë"

Lapsi.al 31 October 2022
Klopp 'i dorëzuar' pa luajtur ende: "Ky Napoli

Jurgen Klopp elozhe pa fund për Napolin, përpara sfidës në Champions: "Nëse vazhdojnë të luajnë kështu, kanë mundësinë të arrijnë në finalen e Champions League. Më pëlqen shumë ajo që po bëjnë, asgjë për të thënë. Ata janë ekipi më në formë i Europës". Liverpool duhet t'i mundë italianët me katër ose më shumë gola për të përfunduar i pari në Grupin A: "Të fillojmë të përpiqemi të fitojmë, pastaj të mendojmë për golat. Pas humbjes së ndeshjes së parë, ne jemi të motivuar. E kur një ekip bën një seri fitoresh kaq të gjatë, nuk i dihet kurrë si do të jetë performanca e radhës".

KLOPP KËRKON AKOMA KOHË

Reds nuk po kalojnë një moment të mirë forme: “Goli i pësuar në minutën e 89-të ndaj Leeds më ka hequr gjumin. E mendoj edhe kur shkoj në tualet... Nuk mund të mendojmë t’i zgjidhim të gjitha problemet në një ndeshje të vetme. Por duke luajtur një nga një. Natyrisht edhe duke shpresuar që të rikthehen të gjithë lojtarët të shëndetshëm pas Kupës së Botës. Për mendimin tim është e padrejtë të më vlerësosh mua dhe lojtarët tani. Do të bëjmë një bilanc përfundimtar në fund të sezonit. Tani ne duhet të vazhdojmë të luftojmë".

Lexo më tej: Spalletti pa limite për Napolin e tij: “Nuk i dhamë asnjë leksion Liverpoolit, duhet të luajmë kështu gjithnjë”

Klopp rikthehet te argumenti Napoli: "Unë e respektoj atë që po bën dhe Spalletti na respekton ne. Nuk mendoj se kanë kopjuar stilin tonë. Në mbrojtje luajnë një futboll ndryshe dhe kanë energji dhe intensitet. Një ekip që na pëlqen ta shikojmë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI