Flash

Këlliçi: I nderuar përballë Alimehmetit, por unë kam një avantazh

Lapsi.al 31 October 2022
Këlliçi: I nderuar përballë Alimehmetit, por unë kam

Deputeti Belind Këlliçi tha se e mirëpriste që të kishte përballë mjekun Ilir Alimehmeti. Por në një intervistë televizive ai tha se ka një avantazh përballë tij.

“Jam i nderuar nëse Alimehmeti do t'i bashkohet garës. Në këtë garë, në këto primare kam hyrë që të jap ofertën time, i votëbesuar nga Tirana. Kam dalë i treti më i votuari nga lista e deputetëve.

Kam thyer herësin dhe këtë e kam bërë për shkak të punës time disa-vjeçare. Nuk kam qenë ndonjë person që kam dalë me kaseta të gatshme. Kam të paktën 7 vite si kryetar i Forumit Rinor.

Kam qenë aty ku janë arrestuar demokratët dhe kanë qenë aty për mua kur kam dalë nga komisariati. Jam i vetmi i PD-së që jam arrestuar. Kjo gjë mendoj se më ka çuar në avantazh.

Unë jam i testuar, i vetmi i zgjedhur me praktikën 1 anëtar një votë, në një proces model. Jam produkt i garave. Nuk kam hedhur baltë kundër kundërshtarëve. Jam i vendosur në gjërat që flas. Mezi e pres garën. Ajo është habitati im” – tha Këlliçi. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Këlliçi “thumbon” Alimehmetin: Përballë Veliajt duhet një politikan

Flet Gerti Bogdani: Pse vendosa të hyj në garën për Tiranën

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI