Flash

Dy deputetë të rinj i bashkohen për herë të parë Berishës (FOTO)

Lapsi.al 31 October 2022
Dy deputetë të rinj i bashkohen për herë të parë

Dy deputetë të rinj në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur sot nga Sali Berisha.

Mësohet se në mbledhjen që po zhvillohet në selinë e PD, kanë marrë pjesë sot për herë të parë deputetët Lindia Metaliaj dhe Tomor Alizoti. Sali Berisha mësohet se iu ka uruar mirëseardhjen duke shprehur kënaqësi.

Po kështu sipas burimeve, Alizoti ka pranuar të jetë drejtues politik i Beratit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar projektligjin për heqjen e parashkrimit për veprat penale te korrupsionit për kryeministrin. Si dhe zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish-funksionarëve.

Berisha theksoi se ky projektligj funksionon si minë me sahat. Dhe, ish-qeveritarët s’do mund t’ia mbathin e t’i shpëtojnë ligjit para se të largohen nga detyra.

"Sot këtu kam sjellë projektligjin të cilin ose për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve te sipërpërmendur.

Ky ligj ka dy nene.

Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashikimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve të sipërpërmendur.

Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliarde euro, vjedhje e shpërdorime." - u shpreh mes të tjerash Berisha.

Lexo më tej: Berisha nxjerr projektligjin për kryeministrat: S’do mund t’ia mbathin 

Të këshilluara

Berisha: Primaret, ndryshim epokal

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh "të rëndësishëm" për demokracinë dhe ndjekësit e tij në Tik-Tok. Sali Berisha deklaron se primaret janë ...

13:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI