Flash

Berisha: Primaret, ndryshim epokal

Lapsi.al 31 October 2022
Berisha: Primaret, ndryshim epokal

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh "të rëndësishëm" për demokracinë dhe ndjekësit e tij në Tik-Tok.

Sali Berisha deklaron se primaret janë një ndryshim epokal dhe se kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore janë prodhimi më i mirë politik që vendi ka njohur ndonjëherë.

“Kërkoj një minutë për të ndarë një mesazh shumë të rëndësishëm për ju dhe demokracinë shqiptare. Kandidatët do të jenë prodhimi më i mirë politik që vendi ka njohur ndonjëherë. Ata do të jenë dream team sepse në komunitetet tona ka plot politikanë dhe jo politikanë që kanë zgjidhjet më të mira për qytetet. 

Kjo situatë merr zgjidhje me primaret. Në këtë proces çdo kandidat që gjykon se mund të sjellë ndryshimin në qytetin tij është i ftuar të marrë pjesë. PD do të mbështesë fituesin dhe do i krijojë mundësitë për të qenë qytetar të parë të qytetit. Primaret janë ndryshim epokal. I japin fund kryetarokracisë. Vendosin në piedistal votë. Ky është vetëm fillimi i ndryshimit”, deklaron Berisha.

@prof.dr.saliberisha ♬ original sound - Sali Berisha

Lexo më tej: Primaret e protesta, Berisha mbledh grupin parlamentar të PD 

Lexo më tej: Këlliçi zyrtarizon kandidaturën e tij: Do të futem në primare për të fituar Tiranën 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI