Flash

Berisha: Në 12 nëntor gjyq popullor, vrimë miu nuk do gjeni

Lapsi.al 31 October 2022
Berisha: Në 12 nëntor gjyq popullor, vrimë miu nuk do gjeni

Ishte i ashpër dhe drejtpërdrejtë ish-kryeministri Sali Berisha në akuzat që i bëri qeverisë së Edi Ramës në parlament. Berisha tha se qeveria është kthyer në një grup njerëzish që vetëm po vjedhin pasuritë e shqiptarëve. Nuk la pa përmendur edhe protestën e 12 nëntorit të thirrur nga opozita.

“12-a po vjen. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do t'u bëjnë juve. Boll u tallët me shqiptarët. Boll i shkelmuat ata duke i vjedhur. Boll i përzutë ata nga vatrat e tyre. Mjaft është mjaft. 12-a është dita e gjyqit popullor ndaj jush” – tha Berisha që më pas iu drejtua Tailant Ballës që po i repikonete nga vendi.

“Po, po. Mblidh të gjithë Gentian Sharrat e veten tënde. Vrimë miu nuk do të gjesh atë ditë. Ja këtu po ta them. Vrimë miu nuk do të gjesh. Dil po deshe në ta mbajtë. Edhe ne do të të gjejmë ty, edhe zyrën. Do të tregojmë.

Nuk ka parlament si ky, nuk ka. Ke këtu një grup superhajnash dhe një turmë që u bën tualet këtyre. Si mund të rrini ju me këta. Apo rrini që të përfitoni dhe ju” – tha Berisha që më pas rreshtoi një sërë akuzash për korrupsion.

“Kurrë nuk pa pasur Shqipëria, qeveritarë korruptiv si këta. Etërit e tyre ishin mizorë, gjakësorë, por ju garantoj se të gjithë së bashku me në krye Enver Hoxhën, të marra në 20 vite nuk kanë shpenzuar në tërësi aq sa ka shpenzuar Edi Rama. 22 milionë euro për udhëtime.

A mendoni ju se ka fëmijë të sëmurë në këtë vend, që nuk gjejnë ilaçet më jetike për shpëtimin e jetës së tyre. A mendoni ju se ka njerëz që numërojnë kafshatën. A mendoni ju, se shndërruat këtë komb, në kombin e gomoneve” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI