Flash

Tiranë/ Lëvizte i armatosur dhe me kanabis me vete, i riu përfundon në pranga

Lapsi.al 30 October 2022
Tiranë/ Lëvizte i armatosur dhe me kanabis me vete, i riu

Nje 32 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga forcat e rendit në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar i armatosur dhe me një sasi lënde narkotike me vete.

I riu Erion Ymeri u kap me një pistoletë ne rrugën Myslym Keta, ndërsa gjatë kontrollit të forcave [policore iu gjet edhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: 

 

Tiranë/ Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Walker”.

Lëvizte me armë zjarri (pistoletë) dhe me lëndë narkotike me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative se në rrugën “Myslym Keta”, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Y., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI