Flash

Rritet çmimi i energjisë më 1 nëntor? Rama: Lajm dyfish i rremë

Lapsi.al 30 October 2022
Rritet çmimi i energjisë më 1 nëntor? Rama: Lajm dyfish i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për energjinë elektrike, duke përsëritur se çmimi nuk do të rritet në nëntor.

Ai sulmoi opozitën, duke i kujtuar financimet ruse. Ndërsa thotë se ata janë duke përhapur lajmin se qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë nga 1 nëntori. Diçka që e konsideroi të pavërtetë.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?”. Kështu shkruan Rama në një postim në Twitter.

ERE i ka kujtuar qeverisë se çmimi i rritur prej 42 lekësh për ata abonentë që shpenzojnë mbi 800 kWh, hyn në fuqi që prej datës 1 nëntor. Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të rritet çmimi i energjisë. Ashtu siç bëri edhe në postimin e fundit në Twitter.

Lexo më tej: Rama rrëzon ERE për çmimin e energjisë: Nuk kemi aplikuar ende fashën e re 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI