Flash

Video/ Rashford i dha fitoren Manchester United, por ten Hag duhet të falenderojë De Gea: West Ham thyhet 1-0

Lapsi.al 30 October 2022
Video/ Rashford i dha fitoren Manchester United, por ten Hag duhet të

Me Cristiano Ronaldo në fushë nga minuta e parë, Manchester United merr një fitore minimale kundër West Ham. Ten Hag megjithatë duhet të falenderojë Marcus Rashford që vendosi një ndeshje të ekuilibruar dhe David De Gea që e mbrojti. Kjo fitore e afron Red Devils me zonën Champions, -1 me një ndeshje më pak.

Një fitore minimale, por e rëndësishme për Manchester United. Në shtëpi, kundër West Ham, skuadra Ten Hag kalon 1-0 dhe del mbi Chelsean në renditje, për të arritur vendin e pestë. Moyes, ndërkohë, ende kërkon vazhdimësi dhe ndodhet vetëm tre pikë nga zona e rënies. United shtyu në kërkim të golit me West Ham shumë pak ofensiv. Përpjekjet e Red Devils u materializuan në minutën e 38-të kur Eriksen krosoi saktë në zonë. Rashford me kokë kërceu mbi të gjithë duke mposhtur portierin Fabianski.

Në fillim të pjesës së dytë, Rashford tentoi sërish të dyfishojë me një goditje të harkuar, pa ia arritur qëllimit. Cristiano Ronaldo shpenzoi një tjetër rast nga një kënd i ngushtë pas një çerek orë lojë. Në fund, West Ham u përpoq të organizojë një sulm të dëshpëruar, por Dawson ishte i pasaktë. Tentativa e Benrahma ishte qendrore, ndërsa më pas De Gea bëri shpëtimtarin në goditjen e Antonio nga distanca. Portieri spanjoll u përsërit edhe në goditjen me kokë të Zouma. Përgjigjia e United ishte në goditjen e Fred, që u ndal nga shtylla. Por për fitoren, ten Hag duhet të falenderojë De Gea, që bëri një tjetër mrekulli ndaj Rice në fund të shtesës. Përpjekja maksimale e miqve nuk u konkretizua dhe Old Trafford mund të brohoriste në fund me një psherëtimë lehtësimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI