Flash

Rama tallet në Dibër: Në zgjedhje s’do bëjmë më tërmet, por cunam

Lapsi.al 30 October 2022
Rama tallet në Dibër: Në zgjedhje s’do bëjmë

“Tërmet! Tërmet!” Ishte fjala e Damian Gjiknurit në përgjimet e publikuara nga “Bild”. Ish-ministri socialist fliste me krenari për atë që kishin bërë në zgjedhjet lokale të 2016-ës në Dibër. Manipulimi i atyre zgjedhjeve pasoi një ping-pong mes prokurorive dhe u katandis në një grusht të vogël zyrtarësh të parëndësishëm që ende nuk e kanë marrë vendimin për shkak të zvarritjeve. Dosja e njohur si 184 u pasua edhe me disa përgjime të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. Në to dëgjohej edhe vetë Edi Rama që kërkonte nëse ishte realizuar plani.

Tani që askush nuk është dënuar, Edi Rama ka mundësinë që edhe të tallet. Gjatë një vizite 2-ditore në Peshkopi, Rama ka ndarë edhe një video në rrjetet sociale. Në një takim me socialistët i është festuar ditëlindja bashkëkryetares së PS-së së Peshkopisë. Në krah të Belinda Ballukut, Rama premton se tashmë nuk do e bëjnë më “tërmet, por cunam”.

Ndërsa në një tjetër foto të publikuar po në Dibrër nuk i kursen shigjetimet për opozitën. “Nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falënderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur” – shkroi Rama në Facebook. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Tërmet, tërmet/ Përgjigjja e Gjiknurit kur i kujtojnë përgjimet e BILD

Të këshilluara

Fotot/ Rama kopjon Lukashenkon

Nga Peshkopia ku ndodhet për fushate elektorale Edi Rama e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një foto me sfurk në dorë përbri një mullari me kashtë. Por ...

20:30

Rama: Taksë për tokën e papunuar!

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se qeveria po mendon për një taksë të jashtëzakonshme vetëm për tokën e papunuar. Në një takim me operatorët turistikë në ...

16:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI