Flash

Rama shpërthen ndaj mediave: Shpifin se duan favore të paligjshme

Lapsi.al 30 October 2022
Rama shpërthen ndaj mediave: Shpifin se duan favore të paligjshme

Kryeministri Edi Rama bën edhe një herë kryeredaktorin e të gjitha mediave. Duke parë disa tituj që nuk i kanë pëlqyer ka shpërthyer në akuza ndaj atyre që e kritikojnë. Me anë të një postimi në Twitter ka reaguar për titujt e mediave të cilat përmendin largimet e shqiptarëve dhe punonjësve nga vendi, të cilat ai i ka cilësuar si misione të ekraneve private kombëtare, të cilat sipas tij synojnë dizinformim e nxitje kundër qeverisë.

Rama akuzon dhe opozitën qe e quan “Aleanca e Rublave". Sipas tij ajo është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar”, ndërsa tha më tej se “s’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje”.

“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”.Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!

Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash”, - shkroi në Twitter Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI