Flash

Pronat te “Rana e hedhun”/ Në qeli vetëm ish-kryebashkiaku, të tjerët arratisen

Lapsi.al 30 October 2022
Pronat te “Rana e hedhun”/ Në qeli vetëm

Policia e Lezhës ka dhënë informacion në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër për çështjen e tjetërsimit të pronave te zona e "Rana e Hedhun". Aktualisht i vetmi person që ndodhet në qeli është ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

Ndërkohë që të tjerët, thekson policia, janë arratisur. Tashmë pritet shpallja e tyre në kërkim ndërkombëtar pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë arratisur jashtë vendit.

“Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Rana e Hedhun në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë policia është vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve .I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është vetem ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për personat ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prej 2 ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombëtar. Nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me 3 vite burg. Ai u akuzua për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave. Me 3 vite burg u dënua edhe ish-kryetari i Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka. Gjykata e Apelit gjeti fajtorë edhe 16 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë shtetërore ranishte. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fotot/ Rama kopjon Lukashenkon

Nga Peshkopia ku ndodhet për fushate elektorale Edi Rama e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një foto me sfurk në dorë përbri një mullari me kashtë. Por ...

20:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI