Flash

Kremlini pezulloi marrëveshjen e grurit, Zelensky: Nevojitet një përgjigje ndërkombëtare

Lapsi.al 30 October 2022
Kremlini pezulloi marrëveshjen e grurit, Zelensky: Nevojitet një

Rusia është tërhequr nga një marrëveshje kyçe e eksportit të drithërave e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke provokuar zemërim ndërkombëtar dhe duke i dhënë një goditje përpjekjeve për të lehtësuar një krizë globale ushqimore të shkaktuar nga pushtimi i Moskës në Ukrainë, shkruan Reuters.

Të shtunën Moska tha se po pezullonte pjesëmarrjen në marrëveshjen e Detit të Zi, e cila do të shmangte urinë dhe të zbuste inflacionin, në përgjigje të asaj që e quajti një sulm të madh me dron ukrainas në flotën e saj.

Katër anije luftarake të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse, raportohet se shpërthyen në Gjirin e Sevastopolit. Rusia akuzoi Britaninë se ka kontribuar në përgatitjen e sulmit me dron në Krime dhe se është përfshirë në shpërthimet që ndodhën në gazsjellësin Nord Stream.

Por Britania i ka mohuar akuzat e Rusisë që ka ndihmuar Ukrainën të sulmojë me dronë Krimenë, duke thënë se Rusia po i çon pretendimet e rreme në një shkallë epike.

Në një konflikt që filloi në shkurt, Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë “një operacion special”.

“A mundet një grusht individësh diku në Kremlin të vendosë nëse do të ketë ushqim në tryezat e njerëzve në Egjipt apo Bangladesh? Një përgjigje e fortë ndërkombëtare nevojitet tani si në OKB ashtu edhe në nivele të tjera, duke përfshirë G 20”.

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në videon e zakonshme të mbrëmjes, duke sulmuar Rusinë pasi u ndalua marrëveshja për eksportet e grurit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI